Tirana është largaur me kokën lart nga Champions League. Bardheblutë humbën 0-1 kundër Crvena Zvezdës në një takim që foli bardheblu, përveç rezultatit. Një paraqitje që ka marrë vlerësimin e të gjithëve, duke përgëzuar kampionët e Shqipërisë, që treguan shumë në fushë.
Edhe vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka, nuk mund të rrinte pa vlerësuar përfaqësimin dinjitoz të Tiranës, që përfundon mbyll ëndërrën e Champions League, por nis një tjetër, atë të Europa League. Këtë thekson edhe presidenti i Federatës shqiptare, që nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” përshëndet lojën e bardhebluve.
“Tirana, skuadra që nderoi futbollin dhe luajti me dinjitet deri ne çastet e fundit, u largua nga UEFA Champions League. Ky përfaqësim dinjitoz i kampionëve të Shqipërisë, pavarësisht dëshirave dhe shanseve deri në çastet e fundit nuk u kurorëzua me kualifikim. Por kjo, nuk duhet ta zhgënjejë familjen bardheblu. Forca Tirana! Europa League është një tjetër mundësi. Sfida europiane, vazhdon!”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/