E bujshme/ Tirana kërkon ndihmën e policisë, një grup tifozësh ka në plan dronin ndaj Zvezdës

Ajo që ndodhi në mbrëmjen e Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk është harruar lehtë dhe tashmë po kërkohet sërish përsëritja e suksesit. Pra për të shpërndarë mesazhin patriotik dhe për të marrë edhe rezultatin pozitiv, pasi serbët e treguan se nuk mund të mbajnë aspak gjakftohtësinë në momente të tilla delikate dhe shpërthimi do të vijë menjëherë, pavarësisht se mund t’i kushtojë humbjen.

Së fundmi është “Top Channel” që raporton se një grup personash kanë menduar që të ngrenë një dron me mesazhe të tilla patriotike ndaj Crvena Zvezdës. Nuk bëhet fjalë për mbështetësit kryesor “Fanatics”, por një tjetër grup dhe për këtë arsye Tirana ka kërkuar ndihmën e policisë pasi nëse plani vihet në zbatim do të vijë një gjobë e rëndë nga UEFA dhe mund t’i penalizojë në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *