Nga Klaudio Ndreca
Mërgim Mavraj ka zgjedhur që të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa te kuqezinjtë është koha për brezin e ri. Mes shumë prurjeve të reja dhe me cilësi të madhe në prapavijë, hapësirat për “të pathyeshmin” e mbrojtjes së dikurshme, me dyshen që formonte së bashku me Lorik Canën, ishin shumë të pakëta.
Një largim me nder dhe me shumë emocione të fituara, kjo është mënyra sesi Mavraj zgjedh që të largohet nga Shqipëria. Mes një letër falenderimi që nis nga familjarët, tifozët, presidenti Duka, stafet teknike dhe kolegët e tij, Mavraj thekson faktin se ndoshta ka pasur pak vite në Kombëtaren kuqezi, por ka marrë mjaftueshëm emocione të cilat kulmuan me arritjen në Europianin e Francës. /Sport Ekspres/