“Do jetoj vetëm dhe do mësoj të gatuaj”, Broja tregon prapaskenat: Më kërkonin në Europë dhe Angli, erdha këtu nga Chelsea

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja është prezantuar në ditën e djeshme te Viteshe, atje ku do të nisi aventurën e re. Chelsea ka zgjedhur që ta dërgojë në huazim këtë futbollist në Holandë për një vit, me qëllimin për t’u rikthyer sërish kompetitiv me ekipin e parë të londinezëve. Së fundmi të njëjtën rrugë e ndoqi Mount dhe Broja e ka tërësisht të qartë se duhet të vazhdojë në të njëjtat hapa. Madje pikërisht për këtë arsye ka refuzuar edhe mundësitë e tjera që vinin nga “Championship” dhe “Europa”.

“Kishte shumë skuadra në tregun e merkatos. Në Angli dhe “Championship” kam pasur ofertë, por edhe nga gjithë Europa. Unë zgjodha Viteshen për shkak të lidhjes me Chelsean. Lewis Baker ka luajtur këtu, Dominic Solanke dhe sigurisht Mason Mount. Kam folur me të gjithë këta, por në veçanti me Mount. Të gjithë ishin pozitiv në fjalët e tyre. E di që ky është hapi i madh. Tani do të jetoj vetë në shtëpinë time, në një shtet tjetër dhe duhet të mësoj të gatuaj.

Dhe sigurisht duhet të gjej harmoninë me shokët e mi në fushë. Jam duke u larguar nga futbolli i të rinjëve dhe qëllimi i parë do të ishte një biletë për “Europa League”. Uroj që të ndjek hapat e Mount. Nëse mund të vazhdoj me suksesin e tij, do të kaloj një kohë fantastike te Viteshe”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *