Mërgim Berisha nuk e dëgjon Shqipërinë dhe Kosovën, gjendet në listën e Gjermanisë

Nga Klaudio Ndreca

Mërgim Berisha është një futbollist që ka tërhequr vëmendje rreth 5 vite më parë. Aktualisht është 23-vjeç dhe luan për ekipin e Salzburgut, ndërsa që kur ishte 18-vjeç ka spikatur me golat e tij. Interesi i Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë i vazhdueshëm për këtë lojtar, i cili ka vetëm një dëshirë të madhe, Gjermaninë.

Prindërit janë me origjinë shqiptare, ndërsa vetë Berisha ka lindur në Gjermani. Së fundmi emri i tij ka figuruar në listën e Gjermanisë U-21 për ndeshjet e ardhshme që do të zhvillojnë pancerat. Një arritje konsiderohet kjo nga ana e Berishës në këtë moment, por nuk është hera e parë që Gjermania U-21 grumbullon lojtarë shqiptarë dhe këta të fundit pasi ulen me këmbë në tokë për të kuptuar se nuk mund të gjejnë kurrsesi hapësira në ekipin e parë, ndërrojnë sërish zgjedhjet e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *