VIDEO/ Dështon një për një me portierin, kur Lukaku shpërdoron golin e fitores

Lukaku ishte kryefjala e finales Inter-Sevilla, e cila përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të spanjollve. Lojtari nga Belgjika, e filloi ndeshjen mjaft mirë, pasi pas një aksioni individual fitoi një penallti, që e shndërroi lehtësisht në gol.

Por në minutën e 67-të Romelo Lukaku ndodhet vetëm për vetëm me portjerin e Sevillas, duke patur një rast të pastër për gol. Mirëpo fatkeqësisht ky shans u humb nga sulmuesi i Interit. Nëqoftëse do të kishte shënuar, atëherë ndeshja do të kishte marë rrjedhë tjetër, pasi rezultati do të shkonte në 3-2 për Interin.

Në minutën e 74-të Lukaku i dhuron golin e fitores spanjollëve. Më poshtë në këtë video keni mundësinë të shikoni rastin e artë që u shpërdorua nga Lukaku, nga i cili nuk mund të mungonte një reagim ekpik nga Antonio Conte./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *