David Silva mbylli një dekadë të kaluar te Manchester City, duke vendosur të largohet drejt Real Sociedad. Spanjolli la pas një kontribut të vyer te “qytetarët”, që nuk mund të lihej pa u vlerësuar. Prandaj, klubi anglez vendosi të ngrinte një statujë në nder të tij pranë stadiumit “Etihad”.
Por ky vendim ka marrë një reagim nga tifozët, që ndoshta nuk pritej në Manchester. Kështu ata kritikuan klubin përse nuk është bërë e njëjta gjë edhe me Yaya Toure. Ky i fundit ka ardhur në njëjtën kohë me David Silvën dhe ka qenë një lojtar thelbësor në sukseset e Manchester City-t përgjatë 8 viteve që veshi fanellën e tyre.
Vete lojtari ka folur mbi këtë çështje, ku shpreh lumturinë për statujën e ish-shokut të tij të skuadrës, por nga ata tjetër nuk e fsheh dëshirën të ndiqej e njëjta rrugë edhe për të. Madje sipas tij janë tifozët ata që e dinë më mirë.
“Jam shumë i ngazëllyer për statujën e David Silvas. Shumë i lumtur që do bëjnë një të tillë. Sa për mua, i takon klubit. Nuk kam shumë për të thënë mbi këtë. Mund të vendosin çfarë të duan. A është e çudithme? Po, por nuk mund të bëj asgjë, sepse e ka në dorë klubi. Tifozët e dinë më mirë”, ka thënë Yaya Toure./Halit Delibashi-Sport Ekspres/