Transferimi i Muriqit te Lazio një fakt i kryer në media, Fenerbahçe del me komunikatë zyrtare

Vedat Muriqi te Lazio dukej një çështje e mbyllur, të paktën për mediat. Në këto të fundit është raportuar se akordi mes klubit bardhekaltër dhe sulmuesit shqiptar është arritur, madje duke përfshirë edhe një tjetër lojtar në këtë transferim.

Por lajme të tilla që po qarkullojnë në media kanë ngritur shqetësimin e Fenerbahçes, e cila kë në pronësi kartonin e lojtarit. Të shtyrë nga raportimet e fundit, gjigantët turq janë detyruar të dalin me një komunikim zyrtar për publikun, ku mohojnë që Muriqi të ketë firmosur për klbuin e Lazios

“Vedat Muriqi, një prej lojtarëve të ekipit tonë të parë, merr oferta të ndryshme nga shumë klube. Gjithsesi, sot, në disa publikime, raportohet se klubi italian i Lazios ka siguruar firmën në këmbim të disa parave për transferimin e lojtarit tonë dhe përfshirjen e një futbollisti tjetër në shkëmbim. Informojmë publikun se këto lajmë nuk reflektojnë të vërtetën“, shkruan Fenerbahçe në komunikatën e saj për shtyp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *