Lorenc Trashi ka mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Kuvajtit, ku do të vijojë tashmë karrierën e tij profesionale. Mbojtësi shqiptar i dha lamtumirën pas 6 vitesh Partizanin për të shfletuar një tjetër kapitull tashmë, ku për herë të parë do të përjetojë një eksperiencë jashtë Shqipërisë.
Dy pjesëtarë të klubit Al Qadsia e kanë pritur Trashin në Kuvajt. Menaxheri Faisal Al-Shammari dhe koordinatori i mediave, Mohamed Awad kanë qenë ata që i kanë uruar të parët mirëseardhjen në klubin e ri mbrojtësit të krahut të majtë. Ish-futbollisti i Partizanit ka “përqafuar“ për herë të parë ngjyrat e skuadrës së re nga Kuvajti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? |
???? ??????? ???????? ????? ????? ???????? ??? ???? ?????? ????? ???? ????? ???? ?? ???????? ???? ?????? ???? ?????? ????? ??? ?????? ???????? ??????#welcome_lorenc pic.twitter.com/OKLTOXw7C8— ???? ???????? ??????? (@QadsiaClub) August 20, 2020