Një gjyqtar pa eksperiencë europiane ndan drejtësinë në “Air Albania”, Tirana-Crvena Zvezda lihet në duart e një suedezi

Pas Dinamos së Tbilisit, Tirana pret të martën në “Air Albania” Crvena Zvezdën. UEFA ka vendosur edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë duel të vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Champions League. Në një ndeshje të tillë ku përballë vihen dy skuadra nga dy shtete që marrëdhëniet mes tyre i kanë të nxehta, qeveria e futbollit europian i beson gjykimin një arbitri pa eksperiencë në Europë.

Suedezi Kaspar Sjeberg do t’i fryjë bilbilit në këë përballje, që është e dyta për të në kompeticionet europiane. Ndeshja e parë për të ka qenë ajo mes Aberdeen dhe Rops, e cila luhej për kualifikueset e Europa League. Ndihmës të Sjeberg do të jenë Peter Magnuson dhe Mikel Halin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *