Në Gjeorgji e pysin për shkarkimin, trajneri i Dinamo Tbilisit: Ju kërkoj falje, zemrat e lojtarëve janë thyer sot

Raundi i parë kualifikues është mbyllur me sukses nga skuadra e Tiranës, e cila në Gjerogji ka mposhtur me shifrat 0-2 Dinamon e Tbilisit. Golat erdhën nga Torasa dhe Ismajlgeci, duke bërë që kampionët e Shqipërisë të vazhdojnë ëndrrën e tyre për në Europë, ku kundërshtari i radhës është Crvena Zvezda. Në përfundim të takimit trajnerët kanë dhënë edhe intervistat e tyre për mediat.

Trajnerin e Dinamos së Tbilisit nuk ngurojnë ta pyesin për shkarkimin nga stoli pas kësaj ndeshje, gjë që vetë Chkhetiani ia lë në dorë klubit. Ndeshja me Tiranën nuk shkoi ashtu siç e kishte planifikuar dhe për këtë arsye i kërkon falje të gjithëve.

“Kundërshtari na dha hapësirë, por ne nuk mundëm të krijonim momente. Por nuk jam dakord të flasim për pakujdesi. Zemrat e lojtarëve janë thyer sot. Ne nuk bëmë atë që kishim planifikuar. U kërkoj falje të gjithëve për lojën e sotme!

Çfarë duhet të ndryshoj në lidhje me Europa League? Lojën që pamë sot, madje as 10 përqind e saj nuk duhet të lihet, loja jonë duhet të ndryshohet. Absolutisht asgjë nuk doli nga ajo që planifikonim në stërvitje.

A do të ndikojë ky rezultat në marrëdhëniet midis meje dhe klubit? Nëse drejtuesit thonë se Dinamo nuk po zhvillohet, atëherë nuk do të ketë asnjë problem”, ka deklaruar Chkhetiani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *