“Sot, Tirana është krenaria jonë”, Duka shpreh lumturinë pas kulifikimit: E meritojnë shqiptarët dhe tironsit

Tirana arriti një sukses mjaft të madh ditën e sotme duke treguar dhe njëherë që i përket kompeticionit të Champions League. Bardheblutë mundën 2-0 Dinamo Tbilisin, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Edhe pse jo favoritë në letër kryeqytetasit zhvilluan një lojë mjaft të mirë, si dhe të sigurtë në mbrojtje.

Pas kësaj arritje, presidenti Armando Duka nuk ka ngurruar të urojë ekipin që bëri krenar të gjithë Superioren. Kreu i FSHF-së u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e Tiranës, duke shpresuar dhe në arritje të tjera në fazat e ardhshme të Champions League.

“Jam shuuuumë i lumtur për kualifikimin e KF Tiranës! Ky është një lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për Tironsit. Është një ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë, mbushur vetëm me lajme të këqija dhe të frikshme që i kanë ndodhur Shqipërisë dhe gjithë botës.

Tërmeti fillimisht dhe pastaj pandemia prej COVID-19, ka qenë një situatë e vështirë për futbollin. Pasi nuk na ndihmoi askush. Dhe madje, na braktisën… Sot, Tirana është krenaria jonë. Një pikë referimi në këtë moment të trishtuar dhe aspak frymëzues. Ky është një rezultat që duhet festuar. E meritojnë shqiptarët dhe Tironsit. Kjo është magjia që sjell vetëm futbolli!”, – shkruan Presidenti Duka./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *