“Nuk i pranoj padrejtësitë në kurrizin tim”, Mikel Canka largohet duke “ulëritur”: Tifozë, mos i lejoni…

Mikel Canka, sa shumë që ka kontribuar ky futbollist për fanellën e Lushnjes! Por ashtu siç ndodh rëndomtë në Shqipëri, fundi nuk është asnjëherë i merituari për lojtarët që japin zemrën për fanellën. Një tjetër rast është ky i sulmuesit 33-vjeçar që ka njoftuar largimin nga Lushnja.

Arsyeja? Canka nuk flet saktësisht, për të mos dëmtuar më tepër drejtuesit e klubit. E megjithatë mesazhi është i qartë: “Tifozë, mos i lejoni që fanella e kësaj skuadra të shëtitet sa për sy e faqe”. Duke treguar padrejtësitë e bëra mbi kurriz dhe faktin se ishte një vendim kundër dëshirës së tij, Canka shprehet se kishte menduar një tjetër ndarje me Lushnjen, fundja të merituarën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *