Tare lë menjëherë pas dështimin me David Silvan, hidhet në sulm për Xherdan Shaqirin

Objektivi kryesor i Lacios për këtë sezon ishte padyshim legjenda e Mançester Sitit, David Silva. Igli Tare ishte mjaft i fokusuar për të marë shërbimet e lojtarit, saqë të gjitha mediat e bënë gati zyrtare kalimin e spanjollit tek skuadra italiane. Megjithatë kjo tratativë doli e dështuar, pasi David Silva u zyrtarizua në La Liga tek Real Sociedad.

Ky fakt e bëri ekipin e Lacios dhe drejtorin sportiv, Igli Tare, të drejtohet në objektiva të tjera. Sipas gazetarit të dedikuar për sportin, Nicolò Schira, vlonjati mund t’i bëjë një dhuratë mjaft të bukur presidentit Lotito, duke sjellë në Romë sulmuesin e Liverpulit, Xherdan Shaqirin. 28 vjeçari nuk po kalon një moment të mirë tek “The Reds“, pasi pothuajse të gjithë sezonin Klopi e la në stol shqiptarin, duke mos arritur të tregojë të gjithë potencialin e vetë.

Megjithatë Lacio duhet të bëjë një ofertë të mirë, pasi sulmuesi i Kombëtares zvicerane mbetet përsëri një nga lojtarët kryesorë të stolit rezervë dhe për këtë arsye Liverpuli nuk do ta lejojë largimin e tij për një çmim të ulët. Këtë vit ekipi kryeqytetas u kualifikua në Champions League pas një periudhe të gjatë pauze dhe transferimi i Shaqirit do të ishte një blerje mjaft e mirë e sezonit të ardhshëm./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *