Ndeshja mes Prishtinës dhe Lincolnit është anulluar pasi disa lojtarë të ekipit kosovar kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Kjo është hera e dytë që skuadrat e Superligës së Kovosës vuajnë këtë problem, pasi më parë Drita u skualifikua nga eleminatoret e Champions League, përshkak se dy lojtarë rezultuan të infektuar me Koronavirus.
Ndeshja momentalisht është anulluar, por me shumë mundësi Prishtina do ta humbë takimin në tavolinë me rezultatin 3-0. Ashtu si edhe tek Drita, në testin e kryer dy ditë më parë lojtarët e Prishtinës kishin rezultuar të gjithë negativë, por çuditërisht ditën e sotme 8 futbollistë dolën mbartës të virusit.
Kjo ka shkaktuar dyshime në kampin kosovar, pasi mendohet për një manipulim nga ana e Gjilbrartarit, duke shfrytëzuar momentin e keq që po kalon Kosova. Gjithashtu edhe testet u vonuan më shumë se 20 orë, çka i shton më shumë dyshimet. Nëse do të ketë pasur ndërhyrje të jashtme në testime, atëherë do të ishte me vërtetë një skandal në Uefa./Elio Hajdari-Sport Ekspres/