“Largimet? Zëvendësojmë këdo, te ne çdokush shënon”, Torasa nën emocionet e Champion: Luajmë gjithë vitin për këtë

Tirana udhëton drejt Tbilisit për ëndrrën Champions, ku do të masin forcat e tyre në Europë. Një ndeshje me një rëndësi të veçantë, për të cilën luftohet gjatë gjihtë sezonit. Këtë mendim ka edhe Agustin Torasa, i cili ka besim se bardheblutë mund ta kalojnë këtë pengesë të parë.

Në një intervistë për “Supersport”, argjentinasi tregon emocionet e të luajturit në një përballje për Champions League. Më tej është prekur edhe tema e lojtarëve të larguar, por për Torasën diçka e tillë nuk është aspak problem. Futbollisti bardheblu beson te shokët e skuadrës, të cilët pa kurrfarë vështirësie mund të zëvendësojnë lojtarët që kanë ndarë rrugët me Tiranën,

“Jemi në situatën ku dëshiron të jetë çdo lojtar, të luash këto lloj ndeshjesh dhe të jesh në Champions. Luajmë gjithë vitin për të qenë kampionë dhe për të luajtur ndeshje si kjo, ndaj edhe mendojmë vetëm për të marrë një rezultat të mirë. Ata kanë një skuadër të mirë, e kemi parë se si luajnë, por kam besim te ky grup. Mendoj se nëse bëjmë atë që kemi bërë në pjesën më të mirë të kampionatit, mund ta fitojmë qetësisht ndeshjen.

Është gjithmonë më mirë të luash në shtëpi dhe në këtë pikë ata janë pak të avantazhuar, por nuk do të jetë e lehtë për ta të mposhtin Tiranën, pasi siç e thashë, kam besim te kjo skuadër. Shpresojmë të jemi në një ditë të mirë dhe të kthehemi në Shqipëri me një rezultat pozitiv.

“Kemi në skuadër lojtarë që kanë shënuar këtë sezon. Kemi Bathën, Kale, Cobbinah, por do të jem edhe unë. Ne jemi një skuadër ku çdo lojtar mund të shënojë. Është e vërtetë që ka lojtarë që janë larguar, por mendoj se çdokush që ndodhet në këtë skuadër, është këtu se e meriton
dhe mund të zëvendësojë çdo lojtar që është larguar”, ka deklaruar Agustin Torasa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *