Ndeshja e sotme mes Lincoln-it dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet. Takimi ishte planifikuar të niste në orën 18:00 dhe vlente për raundin paraeliminator të kualifikueseve të Europa League. Shkak për këtë vendim janë bërë 8 rastet pozitive te lojtarët e klubit nga Kosova. Në këto kushte autoritetet e Gjibraltarit kanë vendosur anulimin e kësaj ndeshjeje.
Skuadra e Prishtinës do të detyrohet të rikthehet në Kosovë, ku do të presë më pas edhe verdiktin e UEFA-s. Është qeveria e futbollit europian ajo që do të thotë fjalën e fundit, nëse ekipi i drejtuar nga Dallku do të ketë të njëjtin fat si Drita, apo do të përballja do të zhvillohet në një moment të dytë në një nga zonat që UEFA i cilëson si neutrale: Hungaria, Greqia, Polonia apo Qipro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/