Ekipet e Kosovës duket se janë të pafata në arenën europiane. Pas largimit të kampiones së Superligës, Dritës e cila nuk e luajti dot ndeshjen përballë skuadrës irlandeze Linfield përshkak se 2 lojtarë dolën me COVID-19, duke e humbur ndeshjen në tavolinë 3-0, të njëjtin fat mund të ketë edhe Prishtina.
Vetëm pak minuta më parë, gazetari i Supersportit, Arlind Sadiku, deklaroi se sipas burimeve të tij brenda klubit, 8 lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar me koronavirus pas testeve të bëra. Tashmë klubi pritet të marrë përgjigjen nga UEFA nëse do ta humbin në tavolinë ndeshjen, ku fatkeqësisht gjasat janë të mëdha për të mbërritur në këtë vendim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/