“Ndoshta një ditë”, Guardiola e gjen zgjidhjen për eliminimin: Tani le të shkojmë për pushime!

Nga Klaudio Ndreca

Pep Guardiola nuk e ka pasur shumë problem eliminimin nga Lioni në çerekfinalet e Champions League. Të paktën jo në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, ku jo vetëm që nuk ka pasur asnjë autokritikë apo kritikë për të bërë, por e cilëson normal faktin që miliarda euro shkojnë në kosh për të dështuar sërish me sukses. Trajneri i Manchester City shprehet se një ditë do të kalohet edhe pengesa e “Champions League”, ndërsa tani futbollistët duhet të mendojnë vetëm për pushimet.

“Një ditë do ta kalojmë këtë pengesën për t’u kualifikuar nga çerekfinalet. Duhet të jesh perfekt në këtë kompeticion dhe ne thjeshtë nuk ishim. Goli i dytë? Nuk dua të flas, pasi do të duket sikur po kërkoj justifikime. Në pjesën e parë ne ishim të mahnitshëm, po sulmonim hapësirat. Krijuam shanset tona dhe krijuam një gol të bukur, por pastaj pësuam dy të tjerët. Nuk i kam parë akoma statistikat, por duhet të jetë kështu, ne krijuam më tepër shanse dhe gjuajtje në portë. Jemi jashtë përsëri. Tani jemi të zhgënjyer, duhet të shkojmë me pushime dhe të vazhdojmë. Disa herë duhet të pushosh, do të kthehemi prapë për të fituar dhe ndoshta një ditë do ta kalojmë këtë pengesë”, ka thënë Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *