Nga Klaudio Ndreca
“E bukura” fitoi ndaj “të shëmtuarës”! Në fjalë më të thjeshta, kështu Leipzig arriti që të mposhte Atletiko Madridin. Ekipi spanjoll ishte favoriti kryesor për të fituar, por vetëm në letër. Nëse i bazohesh fushës së blertë për 90 minuta, ekipi i Nagelsman jo vetëm që nuk vodhi asgjë, por nuk e meritonte që kualifikimin ta merrte në mënyrë dramatike, pasi duhej ta kishte mbyllur më herët.
Në golin e parë të Leipzig shihet fare qartë vendosja e dy skuadrave dhe mënyra sesi Simeone “e shëmton” futbollin. Kjo është mënyra e lojës së Atletikos, pra identiteti, nuk ka të bëj me një skemë që përdoret vetëm ndaj gjigandëve europianë.
Jo pak, por 10 futbollistë ndodheshin në prapavijë te spanjollët në momentin e golit të pësuar, duke përfshirë dhe portierin. Ndërsa nga ana tjetër kishim Leipzig që po sulmonte me 8 futbollistë dhe pas 18 pasimeve të sakta, me një skemë perfektë, përmbysi autobuzin e Atletikos. /Sport Ekspres/
here’s the 18-pass, side-to-side, probing move that led to the RB Leipzig goal pic.twitter.com/B0AyNch3hY
— Henry Bushnell (@HenryBushnell) August 13, 2020