Do të marrin humbje në tavolinë si askush tjetër, kampionia e Kosovës e kalon topin te UEFA-Zvicër

Nga Klaudio Ndreca

Ekipi i Dritës nuk mund ta përtyp dot një eliminim nga Europa në tavolinë, teksa sipas të gjitha gjasave do të njihet me këtë vendim. Përballja finale e paraeliminatores në “Champions League” kundër Linfield nuk u zhvillua pasi te ekipi shqiptar kishte raste pozitiv me Koronavirus.

Në bazë të rregullave të reja të UEFA-s, që do të vendosen në zbatim për herë të parë ndaj Dritës, do të ketë skualifikim të menjëhershëm nga gara pasi ka pasur dështim në organizim dhe nuk janë respektuar masat e duhura që të mos përhapet pandemia.

Por klubi i Dritës ka bërë një reagim duke nxjerrë një variant të ri, që nuk i lë shumë peshë faji. Sipas tyre UEFA ka kërkuar që të izolohet vetëm lojtari i dalë pozitiv me Koronavirus dhe pjesa tjetër të vazhdonte lojën, por kjo nuk përputhej me rregullat e shtetit të Zvicrës. Sot do të vijë edhe vendimi përfundimtar nga ana e UEFA-s, që do të vendosë për fatin e kësaj përballje, ndërsa Drita është kthyer në Kosovë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *