Për Taulant Xhakën u raportua shumë në këto kohë për një kalim të mundshëm te Beshiktashi, me ekipin turk që shfaqi interesimin për të marrë mesfushorin shqiptar. Por ky i fundit ka vetëm një dëshirë, duke kërkuar që të qendrojë te Bazeli deri në fundin e karrierës.
Tashmë “luani” i Kombëtares është zbutur disi, pasi ka marrë përgjegjësi të reja dhe babai i një fëmije. Për këtë arsye nuk kërkon që të ndërrojë as ambientin ku jeton, ndërsa në një intervistë për “Blick” pranon se do të firmoste menjëherë një kontratë te Bazeli deri në fundin e karrierës.
“Unë gjithmonë e kam thënë se nëse presidenti më jep një kontratë deri në fund të karrierës, unë e firmos menjëherë. Dua të qendrojë këtu te Bazeli, nuk dua asnjë ekip tjetër. Nuk kam menduar për paratë, megjithëse luajnë rol me rëndësi. Bazeli më dha besimin dhe unë dua të qendrojë këtu përgjithmonë”, u shpreh Xhaka. /Sport Ekspres/