“Falenderoj Mino Raiolën tim“, Goxha ka një ironi pas largimit: Ju puth nga larg ju që nuk besuat te unë

Jurgen Goxha ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si futbollist, teksa ka nënshkruar për 2 vite me klubin Gabala në Azerbajxhan. Një kalim ky që ka sjellë lumturi te mbrojtësi shqiptar, që këtë sezon mronte ngjyrat e një ekipi is Bylisi.

Goxha ka reaguar përmes llogarisë së tij në rrjetet seociale, ku shprehet se ka bërë realitet një ëndërr me këtë transferim. Meritë për këtë kalim jashtë Superiores ka edhe menaxheri i tij, Franci Bode, të cilin e quaj I Mino Raiolën e tij. Në fund e ka edhe një ironi për të gjithë ata që nuk patën besim te aftësitë e tij.

“Sot ndihem shumë i lumtur që kam firmosur me Gabala-n në Azerbajxhan dhe kam bëë hapin tim jashtë Shqiperisë. Një ëndërr e bërë realitet që femijë. Falenderoj familjen që më ka qendruar pranë në cdo moment dhe Mino Raiolën tim, Franci Bode, për këtë lëvizje. Ju puth nga larg ju që nuk besuat te unë“, shkruan jurgen Goxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *