Napoli nuk arriti dot për të bërë surprizën dhe të eliminonte Barcelonën në “Champions League”, duke e humbur ndeshjen e dytë në shifrat 3-1. Gatuzo ka pasur dëshpërim në përfundimt të takimit, teksa shprehet se ekzistonte mundësia për të fituar ndaj katalanasve.
“Këtu ka shumë dëshpërim, kemi pësuar tre gola të pabesueshëm. Ne duhet të shohim prapë golin e parë që kemi marrë, por është e lehtë të fajësosh arbitrat. Pas 30 minutash luajtëm me shumë personalitet. E pamë se Barcelona ishte në vështirësi shumë. Gjëja që më inatos mua është pësimi i golave nga goditjet e lira. Duhet të punojmë ende këtu. Nëse lexojmë statistikat sot, ne kemi pasur dyfishin e shanseve të tyre. Mund të kishim fituar sepse Barcelona nuk është mirë dhe në pjesën e dytë nuk mund të bënin gjërat e tyre të zakonshme”.
Kur pyetet nga ana e “Sky” në lidhje me konfirmimin e Pirlos si trajneri më i ri i Juventusit, Gatuzo nuk e ka përmbajtur aspak gojën, duke lënë të nënkuptohet se tashmë janë problemet e mëdha që do i duhet të përballet vetë Pirlo dhe Gatuzo nuk mund të komentojë gjatë, por të flasë vetëm për Napolin.
“Tani është puna e k..it të tij. Jo se të drejtosh Juventusin është e vështirë, por se të jesh trajner është e vështirë. Duhet të studiosh shumë dhe të flesh pak. Por është i bekuar që e nis nga Juventusi. Kjo punë nuk bëhet vetëm duke lexuar libra. Kapelo është në studio dhe e di shumë mirë këtë gjë”, u shpreh Gatuzo. /Sport Ekspres/