Champions League u rikthye pas pandemisë duke dhuruar spektakël dhe gola. Në mbrëmjen e sotme janë mbyllur edhe dy takimet e fundit për të pasur tërësisht të qartë idenë e çerekfinalisteve të këtij kompeticioni.
Ndeshja më e fortë dhe që pritet me padurim mbetet ajo mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut. Nga ana tjetër është Manchester Cityn që ndeshet me Lionin, surprizën e Francës që eliminoi Juventusin. Ndërkohë më herët është përcaktuar përballja Atalanta-PSG dhe Leipzig-Atletiko. Sa i përket rrugëtimit në gjysmëfinale, fituesja e çiftit Manchester City-Lyon do të përballet me fituesen e çiftit Barcelona-Bajern, për të zbardhur kështu edhe sezonin 2019-2020. /Sport Ekspres/