Fitore të çuditshme! Ka qenë kjo mënyra sesi Safet Gjici ka komentuar triumfet e Tiranës. Ndërkohë presidenti i Kukësit ka qenë i ftuar në emisionin e Enkeleida Zekos, “Fair Play”, atje ku ka folur menjëherë pas fitores ndaj Bylisit në shifrat 1-0.
“Bylisi ka luajtur shumë mirë ndaj nesh. Është një ekip i fortë që i hap punë të gjithëve, por ja që për çudi Tirana fitoi lehtë ndaj tyre. Fitoret e çuditshme? Le ta shohim prapë ndeshjen tjetër që do të kenë. Gjithsesi Tirana është aty për fajin tonë, nuk ka faje Tirana, kemi bërë ne gabime. Ne do e tentojmë titulli për sa kohë na lejon matematika. Në të kundërt mbaron, ky është futbolli”, tha Gjici. /Sport Ekspres/