Nga Klaudio Ndreca
Kastriot Dërmaku ka marrë vlerësime të mëdha nga mediat sportive italiane pas performancës që zhvilloi kundër Interit. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer duke qenë i pakalueshëm në prapavijë për të ndalur kështu hovin e Lukakut dhe Martinezit.
Tashmë janë mediat italiane që japin vlerësimet e tyre me nota dhe Dërmaku dallon mbi të tjerët në mbrojtje. “Calciomercato.it” e ka vlerësuar me 6.5 duke nënvizuar kontrollin e mirë që i ka bërë Lukakut gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa notë më të lartë kanë marrë sulmuesit Kulusevski dhe Gervino, 7.
I njëjti vlerësim vjen edhe nga ana e “Tuttomercatoweb”, që i jep notën 6.5 Dërmakut duke thënë se e ka shpërblyer besimin e ofruar pas penalizimit me kartona të Iacoponi, ndërsa notën e vetme më të lartë e kishte Gervinho, me 7, si autori i golit të vetëm të Parmës nëatë humbje 1-2 ndaj Interit. /Sport Ekspres/