Nga Klaudio Ndreca
Armando Sadiku ka gjetur formën e tij më të mirë te Malaga dhe për këtë nuk ka askush dyshime. Sulmuesi shqiptar është “abonuar” me golin teksa tund rrjetën e kundërshtarëve në pjesën më të madhe të rasteve.
Në ditën e sotme ishte radha e Gironas, ndërsa po vazhdon ende të luhet kjo përballje që gjendet në shifrat 2-0. Lojtari shqiptar ka arritur të realizojë në minutën e 50 duke dëshmuar të gjithë nuhatjen që ka me golin.
Pas një krosimi nga krahu i majtë i sulmit të Malagas, Sadiku i shpëton bukur markimit të mbrojtësave kundërshtarë dhe pa e parë fare portën, e ka dërguar topin me kokë në cepin e rrjetës. Menjëherë ka nisur edhe festa, ndërsa ky ishte goli i 13 me Malagan në këtë sezon. /Sport Ekspres/