Plas në ndeshjen Dinamo-Tërbuni/ Shuplakë dhe preket fizikisht arbitri, pjesa e parë mbyllet me tension

Mes një tensioni të madh është mbyllur pjesa e parë te Dinamo-Tërbuni. Në minutën e 23 të takimit ishte Hysa që kaloi në avantazh dinamovitët, në takimin që është i vlefshëm për fazën “Play-Out” në Kategorinë e Parë.

Por kur po shkohej drejt fundit të 45 minutave, kanë ardhur edhe përplasjet mes lojtarëve dhe arbitrit. Tërbuni ka kërkuar një penallti pas një kontakti në zonë, ndërsa Hyseni teksa ishte duke shkuar për t’ia treguar këtë gjë kryesorit të takimit, nuk ngurroi të jepte një shuplakë të lehtë ndaj lojtarit kundërshtar.

Kjo ka bërë që të ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa menjëherë janë revoltuar futbollistët e tjerë të Tërbunit që kanë pasur kontakt fizik edhe me arbitrin, e cila mbetet e dënueshme, por pa e dhunuar Kreshnik Cjapin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *