Një situatë tërësisht e paprecedentë ishte ajo që ndodhi në përballjen mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Në stadium ishin vendosur banderola në mbështetje të Hashim Thaçit, por njëkohësisht edhe mbishkrimi “Drencia zemra e shqiptarisë”.
Por ndeshja nuk po fillonte deri në momentin që do të largoheshin ato banderola nga stadiumi pasi u konsideruan politike. Në një prononcim për “Supersport”, Sinan Idrizi ka reaguar ashpër ndaj Luftëtarit, duke u shprehur se nuk arrin ta kuptojë dot një idiotësi të tillë.
“Po kjo është idiotësi sjellja e Luftëtarit se nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën e Azem dhe Shote Galicës. Nuk krenohen me Hasan Prishtinën, qënka turp për këta. Thaçi është hero kombëtar. Po mesa duket janë thyer ndjenja e serbëve, do plasi lufta e tretë botërore po nuk e hoqëm banderolën. Thaçi ka ardhur në Vlorë dhe na ka mbështetur, pastaj vendosëm me mirëkuptimin e delegatëve që t’i heqim banderolat”, ka thënë Idrizi. /Sport Ekspres/