Ilir Daja po dëshmon edhe njëherë aftësitë e tij si trajner në stoli e Skënderbeut. Edhe pse të dënuar me mos pjesëmarrje në Europë, strategu kryeqytetas ka ditur si t’i motivojë lojtarët kuqeblu dhe po Lufton për një nga vendet e para në tabelë. Megjithatë nëse Gjykata Federale e Zvicrës nuk pezullon apo ul dënimin e Skënderbeut, atëherë me shumë ngjasa e ardhmja e Dajës do të jetë larg Korçës.
Këtë gjë e dinë mirë edhe në Maqedoni, prandaj Shkëndija e Tetovës ka nisur të projektojë trajnerin shqiptar në krye të pankinës së saj, megjithëse emri i kreut të pankinës së juglindorëve përflitet edhe për një kalim te Tirana. Sipas “sportmedia.mk” drejtuesit e klubit kuqezi kanë piketuar Ilir Dajën si pasardhësin e Ernest Gjokës. Në rast se kjo ndodh atëherë 53-vjeçari do të mund të udhëheqë Shkëndijën në rrugën drejt Europës, të cilën e ka marrë më parë me Skënderbeun.
Por nuk do të shkojë i vetëm në Tetovë, pasi me vete d otë marrë edhe njëë futbollist të tijin nga Korça, Pollozhanin. Ky i fundit mund të japë dorëheqjen nga futbolli së shpejti, pasi edhe mosha e tij nuk premton për shumë gjatë. Kështu një tjetër karrierë mund të lindë për të në futbollë, duke u bërë asistenti i Dajës. Një mundësi e artë kjo, pasi të kesh mundësi të punosh me një nga trajnerët më të mirë të Shqipërisë që në hapat e para nuk është pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/