Ylli Shameti la pas disa vitesh ekipin e Kukësit, të cilët i udhëhoqi drejt sukseseve të mëdha në Shqipëri. Por fati i keq e ka përndjekur te Gjilani, ku dëmtimet e pësuara e kanë lënë jashtë fushve të blerta. Futbollisti gjirokastrit ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Fan Zone”, në të cilin ka folur si për të hkuarën e tij ashtu edhe për planet e së ardhmes.
Ekipit të vendlindjes së tij, Luftëtarit, i je psi shembull për t’u ndejkur Kukësin, i cili dekadën e fundit ka shkruar histori në Superiore. Një rikthim te verilindorët nuk përjashtohet nga Shameti, që shprehet se e sheh Kukësin si shtëpinë e tij të dytë pas Gjirokastrës. Ndërkohë mosha e bën të mendojë edhe për profesionin e tij pas tërheqjes nga futbolli dhe duket se roli i trajnerit është ai që bën më tepër për të.
“Më vjen mirë që kur kemi fituar titullin kampion me Kukësin, e kemi ngritur trofeun në Gjirokastër. Pikërisht në shtëpinë time dhe vetë njerëzit atje janë ndierë të lumtur që kishin edhe një gjirokastrit që fitoi titullin, edhe pse me fanellë tjetër. Shpresoj që ekipi i këtij qyteti të ndjeki shembullin e Kukësit, për të vazhduar me suksese të mëdha.
Unë aktualisht jam pjesë e Gjilanit dhe të them të drejtën janë treguar shumë korrekt dhe më kanë mbështetur në këtë periudhë. Fatkeqësisht kam pasur këto dëmtimet, por do t’i kalojmë këto vështirësi. Të kthehem te Kukësi? Po përse jo, është shtëpia ime e dytë pas Gjirokastrës. Asnjëherë mos thuaj kurrë! Ku e shoh veten në të ardhmen? Besoj më tepër te trajneri, pasi nuk jam tip që mund të bëj menaxherin e lojtarëve”, ka deklaruar Ylli Shameti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/