“Janë shumë të shqetësuar për merkaton e Juventusit”, ironia e Ditmar Bicaj: Nuk e di, jam shtetas shqiptar apo malazes?

Lojtari i Bylisit, Ditmar Bicaj, ka folur hapur sa i përket braktisjes që i ka bërë shteti futbollit. Duke folur këtu edhe për pagën e parë të mohuar, që u quajt ndryshe dhe si rroga e luftës. Por u mendua se skuadrat shqiptare funksionin si fasoneri dhe kishin deklaruar në shtet minimumin e tyre, prandaj duhej që t’ia dilnin vetë.

I ftuar në emisionin “Ora Sport” ka qenë lojtari i Bylisit, Ditmar Bicaj. Ky i fundit është shprehur se në vendin tonë shqetësohen më shumë për merkaton e Juventusit, ndërsa shprehet se nuk e di ende nëse është shtetas shqiptar apo malazes, që nuk e ka ende ndihmën e shtetit të tij, për të vetmin moment që ka më shumë nevojë për të.

“Ne kemi bërë stërvitje të ndryshme. Mundohemi të bëjmë aktivitet, mblidhemi disa vetë dhe zhvillojmë ushtrime të ndryshme dhe me biçikletë. Duke qenë se parku i liqenit ka qenë i mbyllur, ne kemi kërkuar stërvitjen atje por ka qenë e pamundur. E vetmja zgjidhje ka qenë me biçikleta. Unë dhe Osmani jemi tek sindikata e futbollistëve dhe kemi pasur një bashkëbisedim me presidentin. Është Andi Lila. Kemi bërë dhe kërkesë qeverisë për ndihmë për futbollistët e cila ka kaluar në vesh të shurdhët.

Kur shikon nëpër rrjete sociale që janë shumë të shqetësuar për merkaton që do të bëjë Juventusi, shikojmë me logon e Juves nuk na vjen mirë. Në këto krize nuk e dimë se çfarë shtetasi jemi në rradhë të parë. A jam shqiptar apo jam malazes. Unë di që shteti shqiptar i paguaj taksat si futbollist dhe si qytetar. Duke parë në këto momente, e duke biseduar me miq në vende të ndryshme në rajon që shteti u është përgjigjur me një shumë sadopak simbolike, këtu në Shqipëri është shumë e dhimbshme dhe nuk të ndihmon fare”, u shpreh Bicaj. /Sport Ekspres/