Shqipërisë i kërkohet të ndjekë Kosovën, “Ipko Superliga” futet në ujë: Vitin e ardhshëm më pak ekipe

Pandemia e Covid-19 ka nisur të shqetësojë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. Pezullimi i kampionatit ka nxjerr në pah problemet e para financiare ndonëse disa nga skuadrat konfirmuan rroga të plota për stafin dhe lojtarët. Ashtu si në Shqipëri por edhe në Europë, të drejtat televizive janë forca kryesore e mbajtjes në këmbë të ekipeve të futbollit në Kosovë, konkretisht 12 të tilla.

Një ndryshim i tillë i është kërkuar edhe Superligës shqiptare për të menduar një sezon të ri me 12 ekipe. Ideja dhe sygjerimi vjen pas rritjes cilësore të disa skuadrave të Ligës së Parë në vendin tonë. Por në një kohë kur Shqipëria priste të ndiqte shembullin e Kosovës, koronavirusi ka detyruar drejtuesit e FFK të rimendojnë modelin e tyre. Në një intervistë për “Koha.net”, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu ka njoftuar se me interes për Kosovën është që të nisë funksionimi me një kampionat prej dhjetë skuadra.

“Interesi i futbollit kosovar është që Superliga t’i ketë dhjetë skuadra dhe çështja e zvogëlimit të numrit të skuadrave të Superligës as që duhet të vijë në diskutim. Qëllimi është të përfundohet kampionati. Kemi kohë deri më 20 korrik dhe ne vlerësojmë se koha është e mjaftueshme për të përfunduar të gjitha ndeshjet. Nëse eventualisht ndeshjet nuk luhen, që nuk besojmë se do të ndodhë, atëherë do të vlente renditja, në bazë të sugjerimeve të UEFA-s” – tha Salihu./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *