UEFA ka bërë një mbledhje emergjente gjatë ditës së sotme, për të diskutuar periudhën se kur do të zhvillohen kompeticionet europiane pas situatës anormale në vend. Presidenti i saj, Aleksander Ceferin, ka mbledhur 55 Federatatat për të diskutuar rreth vazhdimësisë.
Kështu, në mesazhin e tij, “Sport Ekspres” mëson se theksi u vendos në faktin se kompeticionet në Europë duhet të mbyllen në rastin më të keq në 30 qershor të 2020. Pra deri në këtë periudhë, gjithçka duhet të ketë përfunduar.
Por këtu ka edhe një kusht, pasi çdo shtet do e nisi në data të ndryshme duke parë edhe kontrollin që do të jetë mbi Koronavirusin. Pra tashmë kalohet në dorën e FSHF, duke parë edhe gjendjen në vend dhe kur ajo të jetë më e qetë, për të ofruar siguri mbi lojtarët dhe tifozët që gara të rinis nga e para. Një luftë më vete do të jetë edhe për të gjetur kalendarin perfekt, pasi futbollistët kanë kohë pa stërvitje, por janë të detyruar të përballojnë kalendarin e ngjeshur, pasi kështu do të ndodhë në gjithë Europën. /Sport Ekspres/