Shihni mbledhjen emergjente ndryshe të UEFA-s! Video-konferenca zgjidh hall, i pranishëm edhe Armand Duka

Organizmi më i lartë i futbollit në Europë, UEFA, ka bërë një mbledhje emergjente me 55 Federatat për situatën emergjente që ndodhemi. Për shkak të Koronavirusit, janë mbyllur thuajse të gjitha kampionatet.

Ndërkohë teknologjia ka ndihmuar shumë për një ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhjen e situatës, pasi do të ishte shumë e vështirë pa të. Vetëm pak ditë më parë janë konfirmuar disa raste kur zyrtarë të lartë apo edhe presidenti i Federatës së Futbollit në Serbi, rezultoi me Koronavirus nga mbledhja e fundit që kishte bërë UEFA.

Për shkak të numrit të konsiderueshme të pjesëmarrësve që vinin nga të gjitha shtetet, kjo mbledhje nuk mund të bëhej me takime direkte. Ndërkohë i pranishëm në këtë mbledhje emergjente ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që ka folur me Aleksander Ceferin për zbatimin e planeve dhe duke mbështetur propozimet e presidentit të UEFA-s. /Sport EKspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *