Mbledhja e fundit emergjente e UEFA-s ka marrë disa vendime të rëndësishme për mënyrën sesi do të zhvillohet futbolli në Europë. Tashmë është zyrtarizuar fakti se Euro 2020 do të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Ndërkohë në media bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë edhe me dy kompeticionet e njohura europiane, “Champions League” dhe “Europa League”. Kompeticioni më i rëndësishëm në Europë do të ketë një shtyrje të finales nga fundi i majit që u parashikua, për në 27 qershor. Nga ana tjetër, “Europa League” do ta luajë finalen në 24 qershor. Por këto vendime mbeten ende të ndryshueshme, duke parë edhe gjendjen e Koronavirusit në Europë. /Sport Ekspres/