Cesk Fabregas ka krijuar një video vërtet të veçantë dhe është inspiruar nga një film i vitit 1998. Teksa ndodhet prej 4 ditësh në izolim, figura e njohur e futbollit në Europë e ka nisur ndryshe mëngjesin.
Duke dalë në ballkon dhe duke ulëritur: “Mirmëngjesi komshinjtë e mi”. Në qytetin e qetë dhe pa lëvizje, dëgjohet vetëm një e sharë, të cilës i kthehet edhe Fabregas: “Po, po dhe shko q** edhe ti”. E gjitha kjo skenë u xhirua edhe në një film, ndërsa futbollisti 32-vjeçar ka gjetur momentin e duhur për ta sjellë sërish në jetë: “Vetëm dita e katërt e izolimit dhe njerëzit janë shumë nervoz këtu”, shkruan me humor Fabregas në “Instagram”. /Sport Ekspres/
Day 4 of isolation and people are getting really tense up here… ? #CoronaVirus #YoMeQuedoEnCasa ?? pic.twitter.com/oK0i6YK6Qk
— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) March 17, 2020