Dalja në stërvitje e Bylisit dhe çështja e Superiores, reagon Sindikata e Futbollistëve në Shqipëri

Në ditën e djeshme është ngritur një shqetësim nga ana e mjekut të Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja, se lojtarët e Bylisit që kishin dalë në stërvitje në natyrë apo edhe raste të tjera të ngjashme, rrezikojnë shumë për shëndetin e tyre.

Në këtë periudhë duhet të qendrojnë të gjithë në shtëpi, për të mos e përhapur më tepër Koronavirusin. Gjithashtu edhe ekipet duhet të kujdesen në maksimum për lojtarët e tyre, që të mos preken dhe të rezultojnë të infektuar, pasi kjo do të ishte një dramë më vete. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve në Shqipëri e kryesuar nga Andi Lila, që i kërkon klubeve të respektojnë rregullat. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

SFPSH, në emer të gjithë futbollisteve profesionistë Shqiptare dhe familjeve të tyre, dëshiron të shprehe një falenderim të madh heronjeve të ditëve të sotme, shërbimit shëndetësor Shqiptare (mjekë, infermierë,farmacistë e kujdo tjeter që po kontribon për të kaluar këtë situate). Sigurisht që sakrifica e Shërbimit Shëndetsor nuk do të kishte asnje vlerë nëse edhe ne, nuk do të japim kontributin tonë, duke zbatuar të gjithë masat e vendosura nga Qeveria Shqiptare. Po nisur nga disa njoftime që kemi marrë nga futbollistet, se po ju kërkohet që gjatë kesaj kohe të dalin në stervitje me ekipet, ju bëjmë thirrje klubeve të futbollit që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për vetkarantinimin 2-javor. Gjithashtu i kerkojme FSHF që të mbikqyri këtë situate dhe të ndaloj klubet e futbollit që të grumbullojnë futbollistet dhe të kryejnë stervitjet ditore. Duke besuar në mirkuptimin e të gjitheve ju kujtojme se: Sot lufta kryesore edhe për jeten dhe shëndetin. Më pas vijnë të tjerat. ??

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *