“E pamundur të qendrosh te Napoli”! Elseid Hysaj do të japë lamtumirën, shkaku bëhet edhe rroga

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli dhe këtë herë bëhet fjalë për një lajm merkato që ka vërtetësi. Pavarësisht se është përfolur shumë për largimin e mbrojtësit shqiptar që nuk ndodhi kurrë, këtë herë ka rrugë të ndryshme nga Napoli.

Lojtari i Kombëtares do të jap lamtumirën dhe me shumë mundësi stërvitjet e ardhshme mund të jenë të fundit për të me të njëjtën fanellë, nëse Seria A do të vazhdojë. “Calcionline” e bën fakt të kryer largimin e shqiptarit, ndërsa shprehet se mes arsyeve për t’u larguar është edhe rroga më e lartë që te Napoli nuk mund ta ketë kurrë, por janë të gatshme për të marrë disa skuadra të klasit të parë.

Ndërkohë edhe vetë menaxheri i tij, Mario Xhuifredi, shprehet hapur: “Është një lojtar që ka qenë për tre vite si më i mirin ë Serinë A dhe në këtë kampionat është duke luajtur mirë me Gatuzon, po tregon nivele të larta. Por është e pamundur të qendrosh te Napoli, do të shohim përtej rrugëve”, ka thënë Xhuifredi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *