Ishte e vështirë të shihnim sesi yjet e futbollit brazilian e hollandez dorzuan stafetën. Nën hijen e tyre u rritën shumë breza por mbi të gjitha qendroi gjallë ndjesia e tifozllikut. I vështirë ishte edhe momenti kur Fenomeni la futbollin, shoqëruar me seri dëmtimesh. Vështirë të mendosh se edhe epoka e Messit dhe Ronaldos do të përfundoj një ditë. Kjo për faktin se futbolli i shekullit të XXI nuk ka prodhuar sa duhet. Ose të paktën ata që janë hedhur në tregun e merkatos nuk kanë rezultuar aq me vlerë sa valuta e tyre.
Barcelona ka bërë gjithçka që Messi mos ta mendoj largimin. Madje edhe duke u treguar derën edhe trajnerëve përpara syve të Messit, i cili në një mënyrë a në një tjetër nuk i ka preferuar në ekip. Kontrata me argjentinasin ka qenë gjithmonë një letër. Messi qendronte sa herë që në ekip afroheshin lojtarë të cilët ai dëshironte. Megjithëse ka një pikë në kontratën e tij se në fund të çdo sezoni mund të largohet. Edhe sot Barça ska rrugë tjetër për të ndjekur. Messi mund të qendrojë sa të dojë. Kontrata mbetet vetëm një letër për të.
Më ndryshe paraqitet situata për Ronaldon. Portugezi nuk vendosi të plakej në Madrid duke preferuar ushqimin e shijshëm të Italisë. Juventusi ka gati një kontratë të përjetshme për Ronaldon. Vet Anjeli ka menduar që për sulmuesin 32 vjeçar të vihet në tavolinë një kontratë 5-vjeçare. Si duket italianët duan t’i marrin edhe pikën e fundit sulmuesit portugez duke e joshur me të tilla kontrata që shtrihen në periudha afatgjate./Sport Ekspres/