Derbi mes Partizanit dhe Tiranës vazhdon, pavarësisht kohës së virusit që gjendemi tani. Fillimisht ishin mbështetësit e të kuqëve, që nëpërmjet një mesazhi sensibilizues, goditën “plagën e vjetër” tek kundërshtarët, rënien nga Kategoria.
Asokohe kënga e tyre ka qenë “Mbylluni brenda, mos dilni nga shtëpia, se ra Tirona nga Kategoria”. Ndërkohë në kohët e fundit e kemi dëgjuar aq shumë këshillën e pjesës së parë, për të evituar infektimin nga Koronavirusi.
Për këtë arsye “Tirona Fanatics” kanë nxjerrë edhe njëherë performancën e tyre nga derbi i fituar me rezultatin 5-1 ndaj Partizanit, ku nuk mund të mungonte edhe kthimi i restos: “A e njihni babën ju?”. /Sport Ekspres/