Nuk mungon sensibilizimi as nga “TKZ”, tifozët besnikë të Kombëtares propozojnë një nismë për shqiptarët

Shqipëria ashtu sikur edhe shumë vende të tjera të botës gjendet në një situatë të vështirë. Pandemia Covid-19 ka bërë që vendi ynë të hyjë i gjithi në karantinë, teksa janë marrë masat për të limituar përhapjen e këtij virusi me shpejtësi. Sensibilizimet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk mund të mungojnë këtu  edhe “Tifozët Kuq e Zi”.

Këta të fundit kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare, ku i kërkojnë të gjithë shqiptarëve të tregohen të kujdesshëm e të qendrojnë në shtëpitë e tyre. Madje, tifozët e flaktë të Kombëtares kanë edhe një kërkesë të veçantë për të gjithë, teksa kërkojnë që në shenjë sensibilizimi të gjithë të valëvisin në ballkonet e tyre flamurin kombëtar, ashtu sikurse anëtarët e grupimit “Tifozët Kuq e Zi” kanë bërë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *