Menaxheri i futbollistëve, Andi Matraxhiu, ka rikthyer edhe njëherë në skenën e futbollit shqiptar Elbasanin. Një ekip me shumë histori në vendin tonë, por që të ligështon me formën aktuale dhe ndodhet në një vend që nuk i takon për hir të viteve të dikurshme.
E megjithatë, çfarë mbjell, korr! Skuadra e mbetur në duart e Bashkisë nuk mund të marrë kur më shumë, kur vetë pushtetarët nuk e shohin futbollin në mënyrë parësore. I këtij mendimi është edhe Matraxhiu, duke thënë se nëse do të ishte edhe njëherë adoleshent, atëherë do të qendronte te dera e kryetarit të Bashkisë për t’i kërkuar…Elbasanin e dikurshëm. /Sport Ekspres/
Postimi i plotë
Historia e nje qyteti!
Ne kete foto kam te permbledhur shume kujtime. Qyteti jetonte me skuadren, une udhetoja çdo jave nga Tirana per te pare ekipin. Gjithcka dukej si nje enderr, pavaresisht se ekipi nje vit me pare ishte nenkampion i Shqiperise. Trofeu kampion ishte i pabesueshem qe nga vitet 80-te ne Elbasan. Se bashku me shoket organizoheshim per te mbeshtetur skuadren. Asokohe nuk kishte shume informacione si tani. Ne internet ekzistonte vetem ëëë.tifozat.com ku merrje eksperienca dhe mundoheshe ti transmetoje tek te tjeret. Pas nje nisme te bukur, krijuam dhe tifogrupin dhe ishim me te organizuar ne mbeshtetje te skuadres. Kujtimet jane shume te bukura dhe prekese. Udhetonim edhe jashte fushe mbi 3000 veta. Ndersa ne Elbasan, edhe pse pjesa perball nuk kishte stola me numer rradhe dhe vendi, tifozet ziheshin per te zene nje vend. Kur mbaronte ndeshja, bulevardi kryesore, nga stadiumi, deri tek porta e kalase, ishte i zene nga tifozat qe festonin. Lufta vazhdoj e gjate, tifozet shume te betuar dhe besnik, ndoqen skuadren hap pas hapi, derisa titulli kampion erdhi ne Elbasan. Festa e nisur me 13 Maj 2006 ne qytetin tone, padyshim nuk eshte e parealizueshme, por origjinale per menyren e perjetimit te te gjithe qytetit, nga me i vogli, tek me i madhi. Festa vazhdoj deri ne agim. Vullkani verdheblu kishte shperthyer. Vemendja e mediave dhe e gjithe opinionit sportiv ne Shqiperi ishte ne Elbasan.
Por te ecin pa perpara ne kohe! Te analizojme Elbasanin sot? Ku jane pushtetaret qe e duan qytetin me zemer (gjate fushates elektorale) dhe me pas harrojne qe ky qytet ka edhe nje ekip futbolli me tradita, i cili brez pas brezi, trasheguar me lojtar ne fushen e blerte dhe tifoza ne shkallet e stadiumit, ka ekzistuar dhe do te ekzistoj. Por indiferenca e tyre, lakmia e pushtetetin gjithashtu, do te mbahen mend ne cdo kohe, si ata elbasanas qe me pushtetin ne dore, qe nuk bene asgje per amanentet e te pareve te tyre. Eshte e kot qe te shkruaj me shume, pasi nuk jam as i pari dhe as i fundit, qe ngrej zerin per Elbasanin, por me shume se ngritja e zerit, duhet ngritur ajo tifozeri e hizoluar prej kohesh nga ecuria e keqe e Elbasanit. Te jem realist dhe mos bej hipokritin, sot nuk kam mundesi dhe as ngenë te bej gjera te tilla, por me bindje te plote e them, se te isha edhe nje here ne adoleshence, do te rrija çdo dite, i vetem apo me shok, tek porta e kryetarit te Bashkise! Dhe kete sdo ta beja per interesa tenderash apo pozicione pune, por per nje dashuri ndaj asaj logoje, te cilen kurre se kam mohuar. Per nje trashegimi e amanet qe na e lane gjysherit dhe njerezit tane. Per ata shok qe ndodhen ne keto foto, por sot nuk jane me mes nesh, femijet tane qe rriten ne qytete apo shtete te tjera dhe s’kane mundesi te shohin skuadren e gjakut, atij gjaku verdheblu qe rrjedh ne venat e tyre!
I bej thirrje kryetarit te Bashkise Gledian Llatja (si nje bashkemoshatar) te ngrej nje grup te posaçem pune, per te analizuar situaten ne klub dhe padyshim jo vetem per te analizuar, por edhe per ti dhene zgjidhje, nje here e pergjithmon, kesaj krize, te cilen ai qytet, qe jeton me futbollin, nuk e meriton!