Futbolli në Shqipëri është ndalur si pasojë e përhapjes së Koronavirusit, ndërsa kudo në vend janë marrë masat për të parandaluar infektimin në masë me kërë virus, duke vendosur banorët në izolim. Një mesazh tashmë vjen edhe nga “Ultras Guerrils”, që kanë përdorur faqen zyrtare në “Facebook” për të përcjellë fjalët e tyre.
Tifozët e Partizanit e quajnë Covid-19 një qenie të pavlerë dhe shprehen të bindur se nuk ka për t’i nënshtruar kurrë. Në fund japin edhe mesazhin për të qendruar në shtëpitë e tyre, por duke përdorur këtu një frazë nga kënga që i kushtuan rivalëve të tyre të përjetshëm, Tiranës, në kohën kur këta të fundit ranë nga kategoria. “Mbylluni brenda mos dilni nga shtëpia, se ra Tirana nga kategoria” ishte ajo që u këndua në kor nga guerrilsat në momentin kur bardheblutë pësuan periudhën më të vështirë në historinë e tyre, duke thumbuar kështu rivalët e tyre edhe në këtë mesazh sensibilizues./Sport Ekspres/