Izolimi në shtëpi i rrit kreativitetin, De Ligt gjen zgjidhjen dhe ruan formën me… letër higjenike

Serie A ka fikur motorrët e saj, ndërsa Juventusi ka shkuar i gjithi në karantinë pas lajmit se mbrojtësi bardhezi, Daniele Rugani, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lojtarët po mundohen të ushtrohen disi në shtë pitë e tyre. Douglas Costa kishte vendosur të stërvitej paksa me qenin e tij, ndërsa një ide më të veçantë e ka pasur futbollisti holandez, Matthijs De Ligt.

Në rrjet është shpërndarë një video ku mbrojtësi i bardhezinjve ushtron këmbët e tij, por këtë herë në shtëpi dhe jo me top. Pasi dezinfekton njëherë duart e tij, De Ligt rrëmben një letër higjenike dhe nis të bëjë xhonglime. Futbollisti i Juventusit zgjedh këtë mënyrë për të kaluar kohën e tij në karantinë dhe të mbajë në lëvizje këmbët, duke e marrë paksa me humor periudhën e izolimit./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

#StayAtHomeChallenge ??????? @mdeligt_

A post shared by 433 (@433) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *