Kampionati rus nuk e ka ndalur hapin, në të kundërt nga shumica e atyre në vendet e tjera të Europës. Zeniti ka luajtur ditën e sotme takimin e radhës kundër Ural, të cilin e ka fituar me shifrat e thella 7-1. Stadiumi ishte i mbushur dhe një pamje e tillë ka munguar kohët e fundit në kampionatet elitare europiane.
Ndërkohë tifozët vendas kanë tërhequr jo pak vëmendjen, teksa kishin shpalosur një baner ku shkruhej: “Jemi të gjithë të infektuar me futboll dhe të gjithë do të vdesim për Zenitin”. Kështu, tifozët e klubit rus prekin temën që ka pushtuar gjithë botën, atë të koronavirusit, ndërsa tregojnë në këtë mënyrë e dashuria e tyre me skuadrën e zemrës dhe me futbollin nuk i ndal përpara asgjëje. Gjithashtu gjatë zhvillimit të takimit janë dëgjuar të këndojnë një zëri frazën “të gjithë do vdesim”./Sport Ekspres/
??????????? ?????. ?? ??? ?????! pic.twitter.com/t4Ek5rhbQ6
— Fedor Pogorelov (@fpogo23) March 14, 2020