I njohur si një nga futbollistët më të mirë në botë, por punët me ligjin nuk i ka aspak të mira. Ronaldinjo vazhdon të jetë në paraburgim në Paraguaji, shtet në të cilin hyri me pasaportë të falsifikuar së bashku me vëllain e tij. Të dy brazilianët kanë përfunduar prapa hekurave, megjithëse një karrierë si ajo e legjendës së Brazilit duket se të fal privilegje edhe në burg.
Ronaldinjo ka ndezur menjëherë merkaton në burgun paraguajan, teksa të burgosurit e tjerë kanë nisur “luftën” për ta pasur ish-sulmuesin në skuadrat e tyre, me të cilat garojnë në kampionatet e futbollit të organizuara mes tyre. Por kjo e ka edhe një kusht dhe ai është që braziliani të mos shënojë gola, teksa dërgimi i topit në rrjetë është diçka që Ronaldinjo e ka fare të lehtë. Patjetër që të luash përkrah një emri të tillë është një ëndërr për shumë njerëz, ndërsa të burgosurve në Paraguaj duket se po u bëhet një realitet./Sport Ekspres/