VIDEO/ Europa në hall, në Amerikë vazhdohet me zakonin me 8 kartona të kuq në një ndeshje

Në një kohë kur e gjithë Europa është futur në një hall të madh me panikun që i ka mbërthyer të gjithë qyetetarët për shkak të Koronavirusit, në Amerikën e Jugut situata është krejt tjetër. Futbolli nuk është ndalur aspak e madje vijojnë edhe huqet e vjetra, teksa lojtarët amerikano jugorë njihen për gjaknxehtësinë e tyre dhe lojën e ashpër. Kupa Libertadores ka vënë përballi njëri-tjetrit dy klubet braziliane, Gremio dhe Internacional, ku arbitri nuk e ka kursyer aspak kartonin e kuq. Teksa kërkohet që lojtarët në Europë të mos kenë kontakte, në Amerikë marrin 8 të tillë në një ndeshje

Ndeshja përfundoi me rrjetat e paprekura, por fundi i takimit rezervoi një përleshje massive mes të dyja skuadrave. Kjo nuk u tolerua aspak nga gjyqtari i takimit, që i “skuqi” të dyja palët me nga 4 kartonë të kuqë për secilin krah, duke e dërguar në 8 numrin total të lojtarëve që janë detyruar të drejtohen në dhomat e zhveshjes përpara kohe. Një shifër vërtet e lartë kjo, aq më tepër kur e gjitha ndodhi në harkun kohor të vetëm 8 minutave. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/goal/status/1238287322447110144

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *