Skënderbeu dhe Kukësi janë duke matur forcat me njëri-tjetrin, teksa luajnë mes tyre javën e 26 të Superiores. Zhvillimet e fundit në lidhje me koronavirusin kanë sjellë edhe vendimin e FSHF-së për të mbyllur dyer për tifozët e dy takimeve të sotme, gjë që ka sjellë edhe një stadium të boshatisur.
Megjithatë kjo nuk i ka ndalur aspak tifozët korçarë që të mbështesin ekipin e tyre të zemrës. Zëri i tyre është ndjerë edhe në këtë takim, teksa një grup tifozerie ishte i pranishëm jashtë stadiumit, ku nuk i kanë ndalur brohorimat e tyre. Edhe pse lojtarët nuk mund t’i kenë në shkallët e stadiumit, sërish korçarët e kanë gjetur mundësinë që t’i japin atmosferë takimit qoftë edhe nga jashtë mureve. E kjo me sa duket ia kanë dalë të ndezin skuadrën e tyre, teksa Skënderbeu udhëheq me shifrat 2-1 ndaj një kundërshtari aspak të lehtë si Kukësi./Sport Ekspres/